Përshkallëzohen përplasjet Rusi-Gjermani, mbyllet konsullata në Shën Petersburg, Moska: Norvegjia na kërc…

Nga Rosalba Bejdo
7 Shtator 2026, 17:54 | Bota

Përshkallëzohen përplasjet Rusi-Gjermani, mbyllet konsullata

Përshkallëzohen përplasjet mes Rusisë dhe Gjermanisë. Moska njoftoi të hënën se do të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme të Gjermanisë në Shën Petersburg, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të Berlinit për të mbyllur konsullatën ruse në Bon dhe një qendër kulturore ruse në kryeqytetin gjerman.

Gjermania ndërmori këto masa pasi akuzoi Moskën se qëndronte pas një tentative për sulm me dron në aeroportin e Lajpcigut. Rusia i ka hedhur poshtë këto akuza, duke i cilësuar si një fabrikim absurd.

Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi se konsullata gjermane në Shën Petersburg duhet të ndërpresë aktivitetin e saj jo më vonë se më 18 shtator.

Rusia konfirmoi gjithashtu se qendrat kulturore të Institutit Goethe në Rusi duhet të ndalojnë aktivitetin e tyre dhe se punonjësit e tyre duhet të largohen nga vendi jo më vonë se 13 shtatori.

“Autoritetet gjermane ishin ato që, edhe një herë, provokuan një raund të ri përshkallëzimi në marrëdhëniet dypalëshe. Qeveria gjermane mban përgjegjësi të plotë dhe të drejtpërdrejtë për pasojat”, deklaroi Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ndërkohë, Rusia pati një mesazh edhe për Norvegjinë, e cila, sipas Moskës, me zgjerimin e kapaciteteve të saj ushtarake përbën kërcënim për vendin.

Më poshtë, deklarata e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos