Maduro nuk dorëzohet, Venezuela nxjerr anijet raketore përballë kryqëzorve të Trump

Nga A2 CNN
6 Shtator 2025, 18:40 | Bota

Maduro nuk dorëzohet, Venezuela nxjerr anijet raketore përballë

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të reja luftarake amerikane pranë brigjeve të tyre, duke dërguar përballë tyre anije të shpejta raketore të klasit Peykaap-III.

Këto anije të stacionuara tashmë në Detin e Karaibeve, të blera nga Irani, mund të mbajnë dy raketa secila me një rreze veprimi deri në 90 kilometra. Në fund të vitit 2023, bazuar në marrëveshjen energjetike midis Venezuelës dhe Iranit, u nënshkrua një marrëveshje për prokurimin e anijeve raketore të klasit Peykaap-III për nevojat e marinës venezueliane.

Këto anije raketore janë të armatosura me nga dy raketa anti-anije secila dhe për shkak të madhësisë së tyre të vogël ato mund të jenë një kundërshtar shumë i pakëndshëm në ujërat territoriale.

Secila prej anijeve mund të mbajë raketa CM-90 me një rreze veprimi deri në 90 kilometra me një kokë luftarake prej 130 kilogramësh, e cila mundëson fundosjen dhe dëmtimin e rëndë të llojeve të ndryshme të anijeve.

Me këtë veprim, si dhe me takimet gjithnjë e më të shpeshta midis anijeve amerikane dhe aeroplanëve venezuelianë, Maduro po përpiqet të paraqesë një përgjigje ushtarake ndaj pushtimit amerikan si një opsion të fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos