Mbi 220 viktima nga ebola, me qindra të infektuar në Kongo, shtohen rastet në Ugandë

Nga Rosalba Bejdo
25 Maj 2026, 16:25 | Bota

Të paktën 220 persona dyshohet se kanë humbur jetën nga shpërthimi i  Ebolës, deklaroi të hënën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se, për shkak të vonesës në zbulimin e rasteve, punonjësit shëndetësorë tani po “përpiqen të rikuperojnë kohën e humbur”.

Njoftimi erdhi ndërsa autoritetet shëndetësore të Uganda raportuan dy raste të reja me Ebola të hënën, duke e çuar numrin total të të infektuarve atje në shtatë, pasi numri i rasteve të dyshuara në Republikën demokratike të Kongos fqinje kaloi mbi 900.

Të gjitha rastet lidhen me shpërthimin në Kongo, i cili duket se kishte nisur disa ditë ose javë përpara se autoritetet e atij vendi ta shpallnin zyrtarisht epideminë më 15 maj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos