Polonia ka nënshkruar një marrëveshje të madhe për forcimin e mbrojtjes ajrore, në kuadër të shqetësimeve në rritje për sigurinë në krahun lindor të NATO-s.
Qeveria polake firmosi një kontratë me vlerë prej rreth 1.67 miliardë dollarë, me kompaninë norvegjeze të mbrojtjes Kongsberg, për sisteme moderne kundër dronëve. Sistemet e reja synojnë të mbrojnë hapësirën ajrore polake nga kërcënimet moderne, veçanërisht nga dronët ushtarakë.
Sot po dëshmojmë një përparim të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e kufirit lindor të Polonisë, Evropës dhe NATO-s, veçanërisht në mbrojtjen ajrore nga sulmet moderne, si ato me dronë. Ky është një sistem i plotë me sensorë dhe mjete reagimi që kundërpërgjigjen ndaj kërcënimeve ajrore, veçanërisht atyre nga mjetet ajrore pa pilot, shkruan A2 CNN.
Kontrata përfshin furnizimin me 18 bateri kundër dronëve, ndërsa projekti është pjesë e iniciativës ‘East Shield’, që synon forcimin e mbrojtjes në kufirin lindor të NATO-s. Financimi do të mbështetet edhe nga programi evropian i sigurisë SAFE. (A2 Televizion)