Ambulanca dhe kamionë ndihmash qëndronin në radhë këtë të diel në pikën doganore të Rafah në Egjipt. Megjithatë ishte e pasigurt nëse ndonjë palestinez do të kalonte përpara përfundimit të ditës, thanë zyrtarë izraelitë dhe palestinezë.
Përpara luftës, kalimi i Rafah me Egjiptin ishte pika e vetme e daljes direkte për shumicën e palestinezëve të Gazës drejt botës së jashtme si dhe një pikë kyçe për dërgesat e ndihmave në territor.
Ai ka qenë kryesisht i mbyllur që nga maji i 2024-ës. Njësia ushtarake izraelite që mbikëqyr koordinimin humanitar, tha se kalimi do të rihapet në të dy drejtimet për banorët e Gazës vetëm në këmbë dhe funksionimi i tij do të koordinohet me Egjiptin dhe Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)