Moska dhe Kievi, “shi” dronësh njëri-tjetrit

Nga A2 CNN
17 Tetor 2025, 07:53 | Bota

Moska dhe Kievi, “shi” dronësh njëri-tjetrit

Nuk kanë të ndaluar sulmet me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës.

Rajoni ukrainas i Krivyi Rih është nënshtruar një sulmi masiv me dron Shahed, me më shumë se 10 shpërthime të raportuara në orët e para të mëngjesit, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore ishin në funksion.

"Asgjë nuk ka ndryshuar për Rusinë, ajo vazhdon të terrorizojë jetën në Ukrainë", shkroi Presidenti Volodymyr Zelensky në kanalin e tij zyrtar në Telegram.

Ndërkohë Kremlini nga ana e tij konfirmon se ka rrëzuar mbi 60 dronë gjatë natës, një pjesë e të cilëve ishin drejtuar për në Moskë.

“Tridhjetë e dy dronë u interceptuan mbi Republikën e Krimesë, 13 mbi rajonin e Rostovit, gjashtë mbi Detin e Zi, pesë mbi rajonin e Bryansk, dy mbi rajonin e Tulës dhe rajonin e Moskës, dhe një mbi rajonin e Kurskut”, shkruhet në reagimin e ministrisë së Mbrojtjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos