Mrekulli në Nepal, nxirren të gjallë nga gremina dy persona, 9 ditë pas tërmetit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 10:24 | Bota

Një mrekulli ka ndodhur në Nepal, ku ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë dy punëtorë që kishin mbetur të bllokuar në tunele në veri të vendit, pas përmbytjeve katastrofike të 26 gushtit.

Punëtorët ndodheshin në tunele të kantierëve ku po ndërtohen diga dhe impiante hidroelektrike. Kushtet e vështira dhe sasia e madhe e ujit, akullit dhe mbetjeve e kanë bërë operacionin e shpëtimit jashtëzakonisht të vështirë.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, vala e fuqishme e ujit, akullit dhe mbetjeve që goditi disa lugina të rajonit përgjatë kufirit me Kinën ka shkaktuar të paktën 1,280 viktima, ndërsa më shumë se 5,600 persona rezultojnë të zhdukur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos