Trump ndryshon drejtimin e Ushtrisë amerikane, emëron Adam Telle pas largimit të Driscoll

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 09:43 | Bota

Trump ndryshon drejtimin e Ushtrisë amerikane, emëron Adam Telle pas

Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar Adam Telle si sekretar në detyrë të Ushtrisë amerikane, pas largimit të Dan Driscoll nga posti.

Telle, i cili deri tani shërbente si ndihmëssekretar i Ushtrisë për punët civile, ka një përvojë të gjatë në politikën republikane dhe ka punuar edhe në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit, shkruan A2CNN. 

Largimi i Driscoll vjen mes raportimeve të gjera për tensione me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth. Driscoll nuk dha një shpjegim për dorëheqjen, ndërsa Trump e vlerësoi Telle si një “patriot të madh” dhe Hegseth e përshkroi si një figurë të fortë dhe të zgjuar.

Telle merr drejtimin civil të Ushtrisë amerikane në një periudhë të tensionuar, ndërsa SHBA vijon përfshirjen në konfliktin me Iranin dhe ka forca të konsiderueshme të dislokuara në Lindjen e Mesme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos