Aksident i rëndë në Fier, 62-vjeçari përplaset me pirun ngritës, niset me urgjencë drejt Traumës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2026, 11:12 | Kronikë

Aksident i rëndë në Fier, 62-vjeçari përplaset me

Një aksident rrugor është shënuar në aksin “Kurjan–Roskovec”, ku një 62-vjeçar është përplasur me një mjet teknologjik, pirun ngritës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi S. H., i cili drejtonte një motomjet, është përplasur me mjetin teknologjik që drejtohej nga shtetasi J. F., 34 vjeç, shkruan A2CNN. 

Si pasojë e përplasjes, 62-vjeçari ka marrë dëmtime në këmbë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos