
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në derën e një banese në Vorë. Policia bën me dije se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme të lehta materiale.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se banesa pranë së cilës ka ndodhur shpërthimi i përket shtetasit Fatmir Shehu. Nuk dihet ende motivi i ngjarjes.
"Rreth orës 03:15, në rrugën “Fusha e Sportit, Vorë, në derën e banesës të shtetasit F. Sh ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Nga shpërthimi ka patur dëme të lehta materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve", thuhet në njoftimin e Policisë. (A2 Televizion)