Me tren të blinduar, Kim Jong Un fotografohet duke mbërritur në Pekin

Nga A2 CNN
2 Shtator 2025, 15:42 | Bota

Me tren të blinduar, Kim Jong Un fotografohet duke mbërritur në

Diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është fotografuar ditën e sotme duke mbërritur në Pekin.

Sipas mediave të huaja, ky shënon takimin e parë ndërkombëtar të udhëheqësit, pasi më parë ka marrë pjesë vetëm në takime dypalëshe.

Po ashtu bëhet e ditur se ai mori trenin e tij të blinduar nga Pheniani, duke udhëtuar për rreth një ditë, për të mbërritur sot në destinacion.

Nesër, është raportuar se ai do të ulet përkrah Vladimir Putinit gjatë paradës ushtarake të organizuar nga Presidenti kinez Xi Jinping.

Kujtojmë se ditën e sotme, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Kinës, Xi Jinping, zhvilluan një takim mes tyre, ku diskutuan për një sërë çështjesh të rëndësishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos