Çmimi i arit prek rekorde të larta historike

Nga Xhevahir Qardaku
2 Shtator 2025, 14:55 | Bota

Çmimi i arit prek rekorde të larta historike

Çmimi i arit ka prekur një nivel tepër të lartë historik, ndërsa kërkesa për metalin e çmuar mbetet e fortë mes një pasigurie ekonomike globale. Aktualisht po shitet me 3500 dollarë për ONS, apo 125 dollarë për një gram, shkruan A2 CNN.

Kështu çmimi i arit po vazhdon trendin në rritje, ndërsa vetëm gjatë këtij viti është shtrenjtuar me një të tretat. Metali i çmuar shihet si një aset i sigurt për investitorët në kohë pasigurie ekonomike. Çmimi i arit nisi të rritej më herët gjatë këtij viti pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi tarifa për mbarë botën, një veprim që goditi ndjeshëm tregtinë globale.

Ekspertët thonë se çmimi është ndikuar edhe nga pritshmëritë që Banka Qendrore Amerikane të ulë normat e interesit, duke e bërë arin një aset edhe më tërheqës për investitorët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos