Ndërron jetë ikona e komedisë erotike italiane

Nga A2 CNN
24 Qershor 2025, 21:18 | Bota

Ndërron jetë ikona e komedisë erotike italiane

Aktori i njohur italian, Alvaro Vitali, i cili ishte edhe një ikonë e komedisë erotike për rolin e Pierinos, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare në Romë, pas një bronkopneumonie të përsëritur.

Sipas mediave të huaja, gjatë karrierës së tij ai luajti në mbi 80 filma, përfshirë edhe bashkëpunime me regjisorin Federico Fellini.

Ai lindi më 3 shkurt 1950 dhe ishte shtruar në spital dy javë më parë për shkak të një bronkopneumonie të përsëritur, siç kishte bërë me dije ish-bashkëshortja e tij, Stefania Corona, në një intervistë të dhënë disa ditë më parë, raportohet në media.

Shumica dërrmuese e filmave në të cilët ai mori pjesë lidhen me personazhin e Pierinos ose me komedi ku luante përkrah ikonave të komedisë erotike si Edëige Fenech, Nadia Cassini dhe Carmen Russo, shkruan A2 CNN.

Megjithëse zakonisht në role dytësore, ai ka luajtur edhe në disa filma të regjisorit të madh Federico Fellini, përfshirë Satyricon, I cloëns dhe Amarcord (ku shfaqet si një nga shokët e shkollës së protagonistit Titta). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos