Në Ukrainë kishte lindur mikrobi nazist dhe ne duhej të reagonim. Ky është reagimi i ashpër që ka bërë Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një reagim për mediat ruse. Peskov vuri në dukje se regjimi i Kievit po ndikohej shumë nga lëvizjet e reja të djathta të cilat rrezikonin tashmë edhe Rusinë.
"Ukraina, për fat të keq, doli të ishte një vend ku farat e nazizmit filluan të mbinin më shpejt se në vendet e tjera evropiane, dhe këta nazistë filluan të ecnin përsëri me pishtarë, të ngrinin duart. Dhe, më e rëndësishmja, ata filluan të ndikonin në qeverinë aktuale. Ne nuk mund të mos reagonim, dhe presidenti ynë bëri atë që duhej të bënte", tha Peskov.
Sipas njeriut hije të Vladimir Putin, lideri i Kremlinit është i gatshëm të bëjë paqe, por Rusia do të bëjë të pamundurën për të arritur të gjitha qëllimet e saj.
"Presidenti mbetet i hapur ndaj metodave politike dhe diplomatike të zgjidhjes së këtij konflikti. Synimet e Rusisë duhet të arrihen dhe se preferenca e Moskës ishte t'i arrijë ato në mënyrë paqësore. Konflikti është aq i ndërlikuar sa përparimi i shpejtë që dëshiron Uashingtoni është i vështirë për t'u arritur”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
Presidenti i SHBA Donald Trump, i cili thotë se dëshiron të mbahet mend si një paqebërës, ka thënë vazhdimisht se dëshiron t'i japë fund luftës më shumë se tre-vjeçare në Ukrainë - të cilën administrata e tij tani e paraqet si një konflikt ndërmjetës midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.
Por SHBA nga ana tjetër SHBA vijon me përkëdheljen e Moskës. Vetëm pak ditë pas misionit të tij të fundit në Moskë, Stephen Ëitkoff, i dërguari special i Presidentit Trump, tha se ishte i impresionuar nga Kremlini. "E vizitova Kremlinin. Ky vend është mbresëlënës!, tha Witkoff , “Kjo më kujton Mar-a-Lago”, tha ai.
I dërguari i posaçëm i Presidentit të SHBA-së beson se Vladimir Putin sheh një mundësi "për herë të parë në dekada, për të rishikuar marrëdhëniet midis Federatës Ruse dhe Shteteve të Bashkuara (A2 Televizion)