SHBA godet tre anije iraniane në Gjirin e Omanit

Nga A2 CNN
8 Maj 2026, 17:13 | Bota

SHBA godet tre anije iraniane në Gjirin e Omanit
Forcat ushtarake amerikane kanë goditur dy cisterna nafte me flamur iranian, të cilat sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM) po përpiqeshin të thyenin bllokadën amerikane duke hyrë në një port iranian në Gjirin e Omanit.

Sipas një deklarate të publikuar nga CENTCOM në rrjetet sociale, anijet ishin bosh në momentin e sulmit. Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se një anije e tretë me flamur iranian u neutralizua të mërkurën.

“Të treja anijet nuk janë më në lëvizje drejt Iranit”, thuhet në deklaratën e CENTCOM.

Ngjarja vjen në një periudhë tensionesh të larta mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, ndërsa nuk ka ende reagim zyrtar nga autoritetet iraniane lidhur me incidentin.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos