
Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë përdorimin e forcës ushtarake kundër Iranit, edhe pas shpalljes së luftës ekonomike. Këtë e tha sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth.
"Nëse na duhet të përdorim sulme ushtarake, do t'i përdorim. Nëse Irani është aq budalla sa ta teprojë ose të ngatërrohet me ushtrinë amerikane, ne do të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Por presioni ekonomik, e dimë, i dëmton ata më shumë tani. Por në asnjë mënyrë nuk po përjashtojmë përdorimin e sulmeve kinetike kudo, në Ngushticën e Hormuzit apo përreth Iranit", tha Hegseth
(A2 Televizion)