
Policia holandeze njoftoi të shtunën se po hetonte raportimet për një shpërthim gjatë natës në Qendrën e Izraelit në qytetin qendror holandez të Nijkerkut, përcjell A2CNN.
Sipas një deklarate të policisë të publikuar në rrjetet sociale, nuk ka raportime për të lënduar dhe dëmet në vendngjarje, e cila drejtohet nga organizata bamirëse “Christians for Israel”, janë minimale.
Nuk është e qartë nëse incidenti lidhet me një seri sulmesh ndaj objekteve hebreje në Europë që nga fillimi i luftës në Iran.
Policia bëri të ditur se nuk ka pasur arrestime dhe u bëri thirrje dëshmitarëve të paraqiten. (A2 Televizion)