Paqja ra, shpërthime në Bejrut, Izraeli shkel armëpushimin, sulmon Libanin

Nga A2 CNN
29 Mars 2025, 17:35 | Bota

Paqja ra, shpërthime në Bejrut, Izraeli shkel armëpushimin,

Izraeli shkel armëpushimin me Libanin. Ushtria e Tel Avivit ka shënjestruar periferinë jugore të Bejrutit, në sulmet e para që nga vendosja e paqes, nëntorin e kaluar.

Menjëherë pas sulmeve ajrore, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thanë se kishin shënjestruar “një objekt magazinimi dronësh” që i përkiste Hezbollahut pranë kryeqytetit libanez.

Përpara bombardimeve, Tel Avivi kishte lëshuar një alarm evakuimi në rrjete sociale, duke këshilluar civilët libanezë që të largoheshin nga një zonë 300 metra përreth zonës.

Dëshmitarët raportuan skena paniku teksa familjet u larguan nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa shkolla i evakuuan me nxitim. Fëmijët u panë duke u larguar me shpejtësi, nga frika e goditjeve të mëtejshme.

Kryeministri libanez i quajti sulmet e para izraelite në Bejrut një “përshkallëzim të rrezikshëm”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos