Parada e fuqisë së Jinping nga Tienanmeni, Kina i çon mesazh të fortë botës dhe SHBA

Nga Rosalba Bejdo
2 Shtator 2025, 14:40 | Bota

Raketat, avionët e luftës dhe armatime të tjera të rënda ushtarake të kinës , disa prej të cilave do të zbulohet për publikun për herë të parë, do të shfaqen në paradën madhështore të Pekinit, ditën e mërkurë.

Skena është bërë gati në zemrën e kryeqytetit për shfaqjen madhështore nën koreografinë e vetë presidentit Shi Xhipin. Tetë flamuj gjigandë kineze valëviten dhe shoqërojnë portretin e Mao Ce Dunit, themeluesit të Kinës Komuniste, në majë të Portës së Paqes Qiellore me pamje nga Sheshi Tiananmen, një nga më të mëdhatë në botë.

Parada e fuqisë së Jinping nga Tienanmeni, Kina i çon mesazh

Poshtë tyre, janë vendosur karriget e rezervuara për 26 krerë shtetesh, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, atë të Koresë së veriut Kim Jong Un, liderin serb Aleksandër Vuçiç e atë sllovak Robert Fico, të vetmit udhëheqës europianë në event.

Parada e fuqisë së Jinping nga Tienanmeni, Kina i çon mesazh

Kjo do të jetë hera e parë që një lider i Koresë së Veriut merr pjesë në paradë të Kinës që prej 1959. Parada shënon 80-vjetorin e mundjes së Japonisë në luftë, dhe fitoren e kinës kundër pushtuesit. Por për presidentin Shi Xhinpin është diçka më shumë.

Parada e fuqisë së Jinping nga Tienanmeni, Kina i çon mesazh

Pas samitit të Shangait ku projektoi një rend të ri botërore, tani, me Putinin dhe Kim Jong Un në krah, Jinping do të tregojë aftësinë e vendit të tij për të rivalizuar SHBA në çdo konflikt të mundshëm.

Ndërsa parada është një shfaqje e muskujve dhe ndikimit të Jinping si lider botërorë, ajo ka edhe një mesazh të qartë për publikun e brendshëm; krenaria dhe patriotizmi.

Parada e fuqisë së Jinping nga Tienanmeni, Kina i çon mesazh

Audienca që do të përbëhet edhe nga liderët e Iranit, Malajzisë, Mianmarit, Indonezisë apo vendeve të tjera të Azisë Qëndrore, do të dëshmojnë përveç formacioneve precize të trupave edhe armët e reja hipersonike dhe dronët nënujorë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos