“Për të qenë i lirë duhet të jesh i fortë”, Macron njofton rritje drastike të buxhetit ushtarak: Jemi të kërcënuar

Nga Rosalba Bejdo
14 Korrik 2025, 11:58 | Bota

Liria europiane përballet me kërcënimin më të madh që prej fundit të luftës së dytë botërore. Te ky paralajmërim, presidenti Emanuel Macron e mbështeti planin për një rritje të madhe në shpenzimet e mbrojtjes. Në një fjalim për forcat e armatosura në Paris, ne prag të ditës së Bastijës, ai tha se po jetonin në një moment shumë të rëndësishëm, për shkak të gjeopolitikës komplekse.

Kreu i Elizesë kërkoi që shpenzimet e mbrojtjes në Francë të rriteshin me 3.5 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe me 3 miliardë të tjera në 2027-tën. Duke ju referuar kërcënimeve nga Rusia, ai denoncoi politikat imperialiste dhe fuqitë aneksuese siç i cilësoi. Emmanuel Macron

"E keni parë se si janë përshpejtuar ngjarjet muajt e fundit: bombardimet ndaj Iranit, luftimet mes Indisë dhe Pakistanit, me ndoshta një nga betejat ajrore më intensive në dekadat e fundit, uljet dhe ngritjet në mbështetjen amerikane për Ukrainën dhe luftën tregtare midis aleatëve në të njëjtin kontekst. Ne po dëshmojmë rikthimin e fenomenit bërthamor, përhapjen e konflikteve të mëdha. Dhe për ta thënë thjesht, për të qenë të lirë në këtë botë, duhet të të kenë frikë. Për të të pasur frikë duhet të jesh i fuqishëm. Prandaj vendi ynë duhet të jetë i fortë, pasi mbi të gjithë, jemi ne që duhet të mbrojmë vendin”, tha presidenti francez.

Macron u zotua të dyfishojë buxhetin ushtarak deri në2027-tën, tre vite më herët nga ç’ishte planifikuar fillimisht. Në 2017 buxheti i Mbrojtjes në Francë ishte 32 miliardë Europë, dhe sipas planit të ri në dy vite, do të arrijë në 64 miliardë euro.

Propozimi duhet të marrë miratimin e qeverisë franceze. Muajin e kaluar anëtarët e NATO u dakordësuan të shpenzonin 5 përqind të GDP-së vjetore për mbrojtjen, një rritje e konsiderueshme nga objektivi i kaluar prej 2 përqind.

Të premten kreu i ushtrisë franceze Thierry Burkhard tha se Rusia shihte Francën si kundërshtarin kryesor në Europë. Po ashtu Britania e Madhe ka njoftuar një rishikim të planit të mbrojtjes me sekretarin John Healey që tha se do t'i dërgonin një mesazh Moskës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos