Përpjekje për uljen e tensioneve, Rubio takon kryeministren Meloni në Itali pas Papës

Nga Rosalba Bejdo
8 Maj 2026, 15:55 | Bota

Përpjekje për uljen e tensioneve, Rubio takon kryeministren Meloni

Me një shtrëngim duarsh të përzemërt, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mirëpriti Sekretarin Amerikan të Shtetit Marco Rubio në Romë. Qëllimi ishte të vlerësohej situata në Iran, Ngushticën e Hormuzit dhe marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Romës, të cilat janë bërë më të tensionuara në javët e fundit pas sulmeve të përsëritura të Donald Trump kundër Papës.

Për këtë arsye, kryediplomati amerikan takoi dhe kreun e Vatikanit. Rubio zhvilloi një bisedë për rreth një orë dhe me homologun e tij Antonio Tajani.

“Europa është e rëndësishme për SHBA-në”, raportohet të ketë thënë Sekretari Amerikan i Shtetit. Megjithatë zhvillimet tregojnë qasjen me kritika dhe ultimatume. Presidenti Donald Trump ka kërcënuar Bashkimin Europian me tarifa “shumë më të larta” deri më 4 korrik nëse blloku nuk arrin t’i ulë taksat ndaj SHBA-së në zero. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos