
Një vajzë e re vdiq dhe një djalë u plagos rëndë pas një sulmi nga një peshkaqen në Uellsin e Ri Jugor, në Australinë lindore, pranë plazhit Croëdy Bay, shkruan A2 CNN.
Dëshmitarët ndihmuan çiftin përpara se të mbërrinin ndihmësit mjekësorë dhe policia. Mediat ndërkombëtare raportojnë se viktima ishte rreth të 20-ave. Sipas informacionit të lëshuar nga autoritetet, çifti u sulmua në orët e para të mëngjesit të së enjtes, shkruan A2 CNN.
20-vjeçarja vdiq në vendin e sulmit, ndërsa i riu gjithashtu 20-vjeçar, pësoi lëndime të rënda në këmbë dhe u transportua me helikopter në spital, ku mbetet në gjendje të qëndrueshme. Qasja në plazh është mbyllur për publikun. (A2 Televizion)
