Rregullorja që "bunkerizon" GJKKO, gazetarët e "godasin" në Kushtetuese: Të shfuqizohet

Nga A2 CNN
14 Shtator 2026, 23:02 | Kronikë

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, ka goditur në Gjykatën Kushtetuese Rregulloren e re të Brendshme të Gjykatës së Posaçme.

Përmes një materiali prej 127 faqesh, AGSH kërkoi pezullimin dhe shfuqizimin e rregullores, duke e pretenduar atë si antikushtetuese, shkruan A2.

Mes një reagimi publik, AGSH sqaroi se nuk kundështon masat e nevojshme për sigurinë e gjykatës, mbrojtjen e gjyqtarëve, prokurorëve, a palëve të tjera në proces, por faktin se rregullorja krijon kufizime thelbësore të lirisë së shprehjes, lirisë së medias dhe publicitetit të procesit gjyqësor.

Rregullorja e GJKKO, që nisi zbatimin e saj në datën 1shtator, i pengon gazetarët të mbajnë telefon celular në sallë për të dërguar apo marrë sms, duke pamundësuar raportimin në kohë reale të ngjarjeve në gjykatë. Mes saj kërkohet akreditim i gazetarëve që ndjekin çështjet gjyqësore dhe nevoja e marrjes së një lejeje, ndërkohë që Kushtetuta dhe Kodi Penal parashikon gjykime të hapura, përveç atyre që ligji i parashikon ndryshe.

Rregullorja i jep gjykatës rol aktiv për të përcaktuar numrin e gazetarëve që mund të ndjekin një seancë publike. Po ashtu, në rregullore futet koncepti i rrotacionit, kur gazetarët për të cilët nuk ka vende në seancën e një dite, të kenë mundësi të ndjekin një seancë tjetër.

E njëjta rregullore pengoi edhe avokatët në mbajtjen e telefonëve celularë në sallën e gjyqit, çka u bë shkak për bojkotimin prejtyre të seancave gjyësore në Gjykatën e Posaçme.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos