Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 08:19 | Kronikë

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton sot

Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen e masës së sigurisë së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Kujtojmë që çështja u rikthye për shqyrtim pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar rishikimin e proporcionalitetit të masës së sigurisë.

Gjykata e Lartë do të vlerësojë nëse masa “arrest me burg” duhet të vijojë, apo janë kushtet për një masë sigurie më të butë.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos