Aksident me vdekje në Cërrik

Nga A2 CNN
5 Shtator 2026, 09:24 | Kronikë

Aksident me vdekje në Cërrik

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur rreth mesnatës në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”. Policia njofton se një 31-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke u përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes i riu.

Cërrik/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2026, rreth orës 23:30, në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, shtetasi M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe, për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. K. ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos