Donald Trump guxon të bëjë shaka me Konklavën duke deklaruar se zgjedhja e tij e parë për Papën e Ri është vetë ai. Presidenti amerikan megjithatë e ka bërë zgjedhjen e tij duke saktësuar se është një kardinal në Nju Jork që mund të drejtojë shumë mirë Vatikanin, një referencë kjo për Kryepeshkopin Timoti Dolan.
“Preferenca për Papë? Dëshiroj që unë të jem Papë, kjo do të ishte zgjedhja ime e parë. Nuk e di. Nuk kam ndonjë preferencë. Por më duhet të them se ne kemi një kardinal që gjendet në një vend të quajtur Nju Jork që është shumë I mirë. Por të shohim se çdo të ndodhë”, tha Trump.
Konklava sekrete do të mblidhet në Vatikan për zgjedhjen e papës më 7 maj. Procesi për caktimin e liderit të ri të Kishës Katolike botërore do të zgjasë maksimumi 3 ditë. Rreth 135 kardinalë, të gjithë nën moshën 80 vjeç dhe nga e gjithë bota, janë të kualifikuar për të marrë pjesë në konklavë dhe për të vendosur se kush duhet të jetë udhëheqësi i ardhshëm i Kishës me 1.4 miliardë anëtarë.
“Të gjithë në zemrat e tyre e kanë një listë me kandidatë”, theksoi kardinali Gregorio Rosa Chavez që shton se “mungon ende emri dhe stili, por drejtimi është i qartë tashmë”. Konklava, shpjegon ai, është mjaft e hapur dhe mund të kemi surpriza, siç ka ndodhur gjithmonë në historinë e Kishës. (A2 Televizion)