Reformat aktivizojnë ambasadorët, OSBE në terren, BE te zyra e kryeparlamentarit

Nga Fjorela Beleshi
9 Shtator 2026, 16:42 | Politikë

Shtatori ka nisur me të njëjtën retorikë politike nga dy kampet kundërshtare, ndërsa ndërkombëtarët kanë zgjedhur një gjuhë diplomatike për t’iu qasur publikisht polarizimit politik.

Nga Pogradeci, kreu i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, deklaroi se ende nuk është vendosur asgjë për reformën territoriale dhe se konsultimet po vijojnë, pavarësisht se PS-ja është e vendosur të shkojë me 46 bashki, edhe përballë kundërshtive nga pushteti vendor.

Megjithatë, Tarran e bëri të qartë se numrin e bashkive nuk mund ta vendosë as OSBE-ja dhe as BE-ja, por vetë shqiptarët.

 “Numrin e bashkive nuk mund ta vendosë as OSBE-ja dhe as BE-ja. Këtë duhet ta bëjnë vetë shqiptarët.”

Por A2 CNN ka mësuar se ndërkombëtarët, në takimet me dyer të mbyllura, flasin për standardet me të cilat duhet të kryhen reformat, si ajo territoriale dhe ajo zgjedhore.

Burime pranë Kuvendit pohuan se ambasadorja e re e BE-së në Tiranë, Sophia Moreira de Sousa, i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit që, si drejtues i këtij institucioni, të ndikojë për dialog politik.

Ajo ka nënvizuar edhe një herë rolin e rëndësishëm që Parlamenti ka në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos