Goditet me dron anija në Detin e Zi, një marinar i vdekur dhe tre të zhdukur, Rumania fajëson Rusinë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2026, 19:20 | Bota

Goditet me dron anija në Detin e Zi, një marinar i vdekur dhe tre

Një marinar ka humbur jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur, pasi një anije mallrash u fundos në Detin e Zi, pranë brigjeve të Rumanisë, pas një goditjeje me dron.

Ngjarja ka shtuar shqetësimet për sigurinë në rajon, ndërsa presidenti rumun, Nicușor Dan, akuzoi Rusinë për përshkallëzimin e sulmeve në krahun lindor të NATO-s.

Sipas agjencisë Reuters, anija e mallrave “Khoryv”, e cila lundronte nën flamurin e Komoreve, lëshoi sinjalin e emergjencës rreth 13 milje detare larg portit të Konstancës, pak përtej ujërave territoriale rumune.

Në bordin e saj ndodheshin 13 marinarë ukrainas dhe azerë. Nëntë prej tyre u shpëtuan, një u nxor i vdekur nga deti, ndërsa tre të tjerë vijojnë të rezultojnë të zhdukur.

Autoritetet rumune kanë publikuar pamje që tregojnë momentet kur anija përmbyset dhe fundoset në det.

Ndërkohë, ekipet e emergjencës kanë zhvilluar operacione kërkim-shpëtimi, pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, dallgëve të forta dhe erërave të fuqishme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos