
Një tornado i fuqishëm ka goditur të hënën në mbrëmje rajonin e Aude (OD), në jugperëndim të Francës, duke dëmtuar më shumë se 300 banesa dhe duke plagosur të paktën persona.
Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike, ndërsa më i godituri është fshati Pomas. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, e cilësoi tornadon si një fenomen me intensitet të rrallë.
Pamje të postuara në rrjetet sociale tregojnë vorbullën e fuqishme mbi fshatin Verzei, ndërsa në shumë banesa u thyen dritaret. Tornadoja goditi në një moment kur vala e të nxehtit që kishte përfshirë Francën jugore po zëvendësohet nga stuhi të forta.
Alarmi portokalli për stuhi është aktivizuar në pjesë të mëdha të jugperëndimit të vendit ndërsa disa zona janë prekur nga ndërprerja e energjisë elektrike dhe kaosi në transport. Një aktivitet çiklistik u anulua në Aude, ndërsa në qytete si Bordo, Marsejë, Nice, Tuluzë e madje edhe në Paris, pati mbyllje rrugësh, vonesa të trenave dhe anulime fluturimesh. (A2 Televizion)