Trazira në Irlandën veriore, disa të arrestuar pas përleshjes me policinë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 10:40 | Bota

Trazira në Irlandën veriore, disa të arrestuar pas

Bomba molotov, tulla dhe fishekzjarre u hodhën drejt policisë gjatë një nate tjetër trazirash në Balimena të Irlandës së Veriut.

BBC raporton se forcat e rendit u kundërpërgjigjën duke qëlluar me shkopinj gome dhe përdorur ujë me presion për të shpërndarë manifestuesit. Disa automjeteve iu vu flaka, ndërsa pati edhe objekte të dëmtuara.

Trazirat nisën të hënën pas një proteste paqësore për një sulm të dyshuar seksual në qytetin e Qarkut Antrim.

Protesta u organizua disa orë pasi dy djem adoleshentë u paraqitën para Gjykatës. Ata folën nëpërmjet një përkthyesi në rumanisht për të konfirmuar emrat dhe moshat e tyre.

Avokati i tyre tha se ata do t'i mohonin akuzat. Një person i tretë u arrestua të hënën në mbrëmje në lidhje me sulmin seksual, por u lirua pa kushte. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos