Presidenti Donald Trump ka komentuar përsëri mbi situatën në Gaza, duke thënë është në kontakt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe se i ka thënë atij ta zgjidhë sa më shpejtë krizën atje.
Sipas mediave të huaja, komentet Trump i bëri gjatë një takimi me Presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se askush nuk duhet të harrojë sulmet e Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit, të cilat sipas tij ishin po aq të këqija sa sulmet e sotme në Gaza.
Pastaj ai tha për luftën që po vazhdon në Gaza, "duhet të mbarojë, uria dhe të gjitha problemeve të tjera".
Trump u tha gazetarëve se kjo është një përpjekje diplomatike “shumë serioze” ndaj Gazës për t’i dhënë fund luftës dhe për të siguruar lirimin e pengjeve izraelite që mbahen atje, shkruan A2 CNN.
"Po i vjen fundi," shton ai. "Mendoj se në dy-tre javët e ardhshme do të keni një fund përfundimtar". (A2 Televizion)