Trump rrit presionin për Groenlandën: Tarifa doganore për kundërshtarët e planeve të tij

Nga A2 CNN
17 Janar 2026, 16:47 | Bota

Presidenti amerikan Trump rrit presionin në mosmarrëveshjen për Groenlandën. Ai po i kërcënon kundërshtarët e planeve të tij me tarifa të reja doganore.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërcënoi vendet që kundërshtojnë planet e tij për të marrë Groenlandën me tarifa doganore. "Mund të vendos tarifa doganore ndaj vendeve nëse ato nuk pajtohen me Groenlandën", tha ai në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se SHBA-të kanë nevojë për ishullin Arktik nga aspekti i sigurisë kombëtare që për shkak të kërcënimit të supozuar ngaRusia dheKina.

Trump ka ngritur javët e fundit vazhdimisht pretendime për Groenlandën. Ai është shprehur për blerjen e saj, por gjithashtu nuk e ka përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake.

Takim pa marrëveshje

Një takim i përfaqësuesve të Danimarkës, të Groenlandës dhe të SHBA-së që u zhvillua të mërkurën (14.01.26) në Uashington nuk solli ndonjë marrëveshje se si të vazhdohet më tej. Danimarka dhe SHBA-ja kanë "pikëpamje të ndryshme" për këtë çështje, tha Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen pas takimit. Megjithatë u ra dakord të formohej një grup pune i nivelit të lartë për të shqyrtuar, nëse mund të gjendet një qasje e përbashkët për çështje e Groenlandës, e cila i përket Danimarkës.

BE kategorikisht kundër planeve të Trumpit

Qeveritë në Kopenhagen dhe Nuuk, së bashku me aleatët e tyre evropianë, e refuzojnë kategorikisht pushtimin e ishullit më të madh në botë nga SHBA-ja dhe për këtë arsye mund të vihen në shënjestër të tarifave doganore, nëse Trump e përmbush kërcënimin e tij.

Për të mbështetur Danimarkën dhe Groenlandën në këtë konflikt, disa vende evropiane anëtare të NATO-s të enjten një mision ushtarak zbulimi në Groenlandë. Ndër vendet që po dërgojnë ushtarë në Groenlandë bëjnë pjesë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Holanda./DW (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos