Shtohen krimet e urrejtjes në Lindjen e Mesme. Ligjvënësi izraelit, Tzvi Succot, shkatërroi një memorial që mbante emrat e palestinezëve të vrarë në fshatin Madama, në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Sipas raportimeve, ai e kreu aktin në prani të ushtarëve izraelitë. Succot, anëtar i partisë së ekstremit të djathtë Sionizmi Fetar, postoi një foto në rrjetin social X, ku shfaqet duke përdorur një çekiç të madh për të shkatërruar memorialin.
Ai tha se u kishte bërë thirrje vazhdimisht ushtrisë izraelite gjatë javëve të fundit që të hiqte ato që i përshkroi si “memoriale terroristësh” në të gjithë zonën.
Pamjet video që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë gjithashtu Succot duke shkatërruar memorialin, ndërsa në vendngjarje ishin të pranishëm ushtarë izraelitë.
IDF pretendoi se nuk ishte informuar paraprakisht se ligjvënësi kishte ndërmend të shkatërronte monumentin. (A2 Televizion)