Gjykata e Lartë e Britanisë së Madhe ka ndërmarrë një vendim historik. Organi i drejtësisë, në mënyrë unanime mbështeti përkufizimin biologjik të gruas, duke mos përfshirë gratë transgjinore, edhe nëse ato posedojnë certifikata të njohjes gjinore.
Domethënë, nga sot në Britani, ligji njeh si gra vetëm ato që kanë lindur biologjikisht femra, shkruan A2.
Kjo shënon kulmin e një beteje të gjatë ligjore, që mund të ketë implikime të mëdha për aplikimin e të drejtave gjinore në Skoci, Angli dhe Uells.
Gjykata sqaroi se vendimi nuk duhet që të shikohet si një fitore e njërë palë kundër tjetrës. Gjithashtu, nënvizon se ligji vazhdon që të garantojë mbrojtje kundër diskriminimin për njerëzit transgjinor.
Çështja në Gjykatën e Lartë ishte dërguar nga Grupi për Gratë e Skocisë që kërkuan shqyrtimin e një interpretimi të qeverisë për Aktin e Barazisë Gjinore të vitit 2010. (A2 Televizion)