Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi Stambollin, me epiqendër në afërsi të Silivrisë, duke shkaktuar panik të madh në qytet.
Më shumë se 100 pasgoditje u regjistruan, më e forta me magnitudë 5.9. Banorët dolën në rrugë, ndërsa shumë prej tyre kaluan natën në parqe dhe hapësira të hapura, ku në disa zona u ngritën edhe çadra.
Një video është bërë virale në Esenyurt, momenti kur një vinç i një pallati në ndërtim lëkundej fuqishëm. Pamjet tregojnë qartë frikën dhe pasigurinë që përjetuan banorët gjatë tërmetit. Fatmirësisht vinçi nuk u rrëzua.
(A2 Televizion)