Trump: Sulmuam Venezuelën, kemi kapur Maduron dhe gruan e tij

Nga A2 CNN
3 Janar 2026, 10:48 | Bota

Trump: Sulmuam Venezuelën, kemi kapur Maduron dhe gruan e tij

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe se gjatë këtij operacioni është kapur presidenti Nicolas Maduro, së bashku me bashkëshorten e tij.

Deklarata u publikua nga vetë Trump në platformën “Truth Social”, ku ai shkruan se operacioni ka përfunduar me sukses dhe se Maduro dhe gruaja e tij janë nxjerrë jashtë vendit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është transportuar jashtë vendit,” shkruan Trump.

Sipas tij, operacioni është realizuar në bashkëpunim me forcat ligjzbatuese amerikane, ndërsa detaje të mëtejshme pritet të bëhen publike në vijim, shkruan A2 CNN.

Trump njoftoi gjithashtu se do të mbajë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00, në rezidencën e tij Mar-a-Lago, ku pritet të japë më shumë informacion mbi zhvillimet.

Deri në këto momente, nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet venezueliane apo burime të pavarura ndërkombëtare lidhur me pretendimin për kapjen e presidentit Maduro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos