
Policia e Kosovës dhe forcat e KFOR kanë mbajtur stërvitjen e përbashkët e quajtur “ALAMO” në pjesën veriore të vendit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit operacional ndërmjet dy njësive.
Sipas njoftimit, stërvitja kishte për synim testimin e koordinimit, komunikimit dhe reagimit të shpejtë në situata ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt.
Në të morën pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ato speciale.
Gjatë ushtrimit u testuan koha e reagimit, efikasiteti i pajisjeve dhe komunikimi ndërmjet ekipeve, ndërsa u zbatua edhe një sërë taktikash të ndërhyrjes për menaxhimin e situatave të ndjeshme në terren. (A2 Televizion)
