Ekspertët e sigurisë në Kosovë e shohin me alarm zbutimin e armatimeve në veri, teksa paralajmërojnë se Beogradi po dirigjon politikanët serbë atje, për të ndërmarrë sulme terroriste.
Zbulimin e armatimeve të kalibrave të ndryshëm në tri prona të politikanit serb Aleksandër Arsenjeviçit ditën e diel, eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, e sheh si një rrezik të madh ndaj sigurisë,. Sipas tij, arsenali mund të përdorej për të kryer akte terroriste.
Sipas ekspertit Ibishi, në të gjitha këto armatime që po kapen në veri të Kosovës, janë të implikuar shumë politikanë serbë, të cilët janë të dirigjuar direkt nga Beogradi. (A2 Televizion)