Kurti pret në takim ish-kreun e GJND-së, Owada: Vendimi për pavarësinë e Kosovës ishte vendimtar

Nga Tomorr Avdia
19 Qershor 2025, 16:39 | Aktualitet

Kurti pret në takim ish-kreun e GJND-së, Owada: Vendimi për

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, priti sot në takim profesor Hisashi Owada, ish-kryetar i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), të cilin e falënderoi për vizitën dhe i shprehu respektin më të lartë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e së drejtës ndërkombëtare, ka njoftuar sot Zyra e Kryeministrit.

Në takim, ZKM tha se Kurti veçoi rolin kyç të profesorit Owada në Opinionin Këshillues të GjND-së të 22 korrikut 2010, në të cilin u konstatua se shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, nuk përbën shkelje të së drejtës ndërkombëtare, shkruan A2 CNN.

Ndërkaq, profesori Owada, duke falënderuar Kurtin për pritjen në Qeveri, theksoi se Opinioni i GjND-së ishte shprehje e ndërgjegjes dhe sensin e tij të drejtësisë, duke shtuar se ishte e natyrshme që Gjykata të vendoste për anën e drejtë.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e thellimit të solidaritetit ndërmjet shteteve demokratike, si Kosova dhe Japonia. Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe synimin e Qeverisë së Kosovës për të avancuar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve. Profesori Owada e mirëpriti këtë angazhim dhe shprehu gatishmërinë që, në kapacitetin e tij personal, të kontribuojë në forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”, thuhet në njoftimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos