Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm, për ruajtjen dhe stabilitetin rajonal. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një deklaratë gjatë Samitit të NATO-s në Hagë.
“Ne mbetemi shumë të vëmendshëm. KFOR është i pranishëm në Kosovë, EUFOR në Bosnjë”, tha Rutte, duke shtuar se zhvilloi bisedime të gjera me udhëheqësit në të dy vendet gjatë një vizite të kohëve të fundit në rajon.
Ai gjithashtu zbuloi se një darkë pune u zhvillua në Bruksel me Presidentin e Serbisë, duke theksuar angazhimin aktiv diplomatik të NATO-s.
Rutte theksoi se, përtej deklaratave tradicionale të gjata - të cilat, sipas tij, shpesh tingëllojnë si histori “nga koha e lindjes së Jezusit deri më sot” - NATO synon të përqendrohet në veprime konkrete dhe bashkëpunim efektiv. (A2 Televizion)