Të dëbuarit nga SHBA, Kosova: Ja si do të përzgjidhen

Nga Rosalba Bejdo
24 Qershor 2025, 20:13 | Aktualitet

Kosova do të pranojë dhe strehojë 50 individë të deportuar nga SHBA, sipas vendimit qeveritar të 11 qershorit, me qëllim lehtësimin e kthimin e tyre të sigurt në vendin e origjinës.

Identifikimi dhe përzgjedhja e tyre do të bëhet bazuaar në sigurinë kombëtare dhe në bashkëpunim me autoritetet në Uashington, ka bërë të ditur zyra e qeverisë në detyrë ketë të martë, shkruan A2.

“Rrjedhimisht, përzgjedhja e këtyre personave do të bëhet duke pasur parasysh sigurinë kombëtare dhe rendin publik. Institucionet tona do të vazhdojnë bashkëpunimin me ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kjo mbrojtje e ofruar nga Republika e Kosovës, të realizohet pa pengesa dhe në koordinim të vazhdueshëm”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Kosovës.

Siç pohohet, Kosova ka menaxhuar me sukses proceset e ofrimit të mbrojtjes së përkohshme, duke përmendur rastin me shtetasit afganë e të strehimit të ukrainasve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos