Ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj në “Ditarin Qendror” me Andi Nuraj në A2 CNN bëri një analizë të efekteve që do të prodhojë në ekonominë shqiptare lufta mes Izraelit dhe Iranit në Lindjen e Mesme.
Ajo nënvizoi se në ekonominë shqiptare lufta aktuale që nuk prek drejtpërdrejtë territorin tonë, do të ketë ndikime në mënyrë indirekte.
“Ne kemi thënë se Shqipëria duhet të fillojë të jetë më pak e varur për produktet, bazë si energjia, ushqimet, nga tregu i jashtëm. Sepse çdo varësi në këtë rast do të thotë krizë e drejtpërdrejtë që infektohet në tregun shqiptar”, u shpreh ekspertja.
Por, Nunaj nënvizoi se Kosova do të preket më tepër në afatgjatë nga ky konflikt, pasi prodhimi i energjisë aty është i varuar nga importi i qymyrit.
“Kosova në këtë rast ka diçka sepse nuk e prodhon energjinë si në Shqipëri… Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë që e prodhon energjinë në mënyrë të pastër. Ose energjia green. Ku përdoret uji si elementi bazë për prodhimin e energjisë. Kjo e bën Shqipërinë më pak të varur. Por Kosova duke qenë se përdor lëndë të parë qymyrin, ose lëndë të tjera për të prodhuar energjinë, atëherë ajo do të jetë e ndërvarur nga importi nëse nuk do a sigurojë në vend lëndën e parë për prodhimin e energjisë”, u shpreh Nunaj. (A2 Televizion)