Kryeministri në detyrë Albin Kurti shoqëruar nga ministra dhe kryeparlamentari Dimal Basha si dhe ambasadorët e akredituar në Kosovë bënë homazhe pranë varrit të rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në dyvjetorin e rënies së tij në Banjskë të Zveçanit, raporton A2 CNN.
Pas homazheve, Kurti deklaroi se bashkësia ndërkombëtare nuk duhet ta konsiderojë Serbinë si shtet normal duke kërkuar që të sillen para drejtësisë të gjithë të akuzuarit për aktin e agresionit të ndodhur në veri, shkruan A2 CNN.
Aktualisht për këtë rast janë të arrestuar vetëm tre të dyshuar ndërsa dosja e aktakuzës i ngarkon ne tërësi 45 persona në krye me Millan Radoijccicc i cili gjendet në Serbi. (A2 Televizion)