Vdekja e Enver Petrovcit reagon presidentja Osmani

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 17:03 | Aktualitet

Vdekja e Enver Petrovcit reagon presidentja Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Petrovci për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.

Në mesazhin e ngushëllimit thuhej se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit, Enver Petrovci.

“Ai mbetet një ndër figurat më të shquara të kulturës sonë.  Me talentin dhe veprën e tij i dha artit tonë profesionalizëm dhe dinjitet. Kujtimi dhe kontributi i tij do të jetojnë përherë në skenat tona dhe në kujtesën e popullit të Kosovës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Petrovci, miqve dhe gjithë komunitetit kulturor. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Enver Petrovcin”, ka thënë Osmani.

Lajmin për vdekjen e Petrovcit e bëri të ditur vajza e tij, Hana Petrovci Fetahu.

"Babi sot dha frymën e fundit! S'po me shkruajnë duart! Ju njoftojmë së shpejti për varrimin", shkruan Fetahu.

Ai luajti Hamletin, Makbethin, Jul Cezarin dhe personazhe të tjerë të famshëm shekspirianë. Ai është një nga themeluesit e Teatrit Dodona dhe Shkollës së Aktrimit në Prishtinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos