Krerët e shtetit në Kosovë, Presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti e kryeparlamentarin Glauk Konjufca zhvilluan homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në ditën e dytë te Epopesë Çlirimtare të UÇK-së.
Presidentja Osmani tha se nuk duhet harruar kjo sakrificë e dëshmorëve dhe martirëve, e cila duhet të shërbejë si dritë udhërrëfyese për forcimin e Kosovës.
Kurse kryeministri Albin Kurti theksoi, se "Epopeja e UÇK-së i dha një hov të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca vlerësoi se "Familja Jashari ka bërë aktin më të lartë, e më sublim të sakrificës për lirinë e vendin.
Por teksa homazhet në kompleksin memorial I bën së bashku presidentja Osmani dhe kryeministri urti zgjodhën të hyjnë veçmas, në kullën e Jasharajve me rastin e 27 vjetorit të epopesë së UCK ku u pritën nga vëllai i Adem Jasharit, Rifati. Çdo vit në datat, 5, 6 dhe 7 mars kujtohet rezistenca e familjes Jashari, e cila frymëzoi dha galvanizoi përpjekjet për pavarësinë. 55 persona, 22 prej të cileve nga familja e ngushtë e Adem Jasharit u vranë nga forcat serbe, ne sulmin e trete kundër tyre. (A2 Televizion)