FSK më pranë NATO-s, raketat amerikane në ushtrinë e Kosovës vijnë në 2025

Nga Xhevahir Qardaku
11 Dhjetor 2024, 21:08 | Aktualitet

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka pranuar armatim të blerë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë tre muajve të fundit.

Ekspertët e sigurisë, vlerësojnë për A2 CNN se Uashingtoni nuk heziton asnjëherë të ketë bashkëpunim me Prishtinën zyrtare për blerjen e armatimeve. Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Enver Dugolli, konfirmon se rritja e buxhetit për vitin 2025, me më shumë se 200 milionë euro, kontribuon në shtimin e kapaciteteve të armatimit të FSK-së.

Kurse lidhur më pajisjen e ushtrisë së Kosovës me raketa amerikane Javelin me aftësi tërësisht shkatërruese për mjetet e blindura dhe tanket, ai thekson se këto raketa shumë shpejt do të jenë në duart e ushtrisë së Kosovës.

Lidhur me aftësinë dhe cilësinë e armëve të blera së fundi për ushtrinë, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë për A2CNN se “ka ndryshim të strategjive të luftës dhe armatimit”. Ky kontigjent i armatimit, sipas Ibishit, ka cilësi për të mbrojtur shumë më mirë vendin dhe rrit aftësitë për të qënë antarë sa më shpejt i NATO-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos