Java pa korrupsion, Kurti në dijeni të keqpërdorimeve të raportuara të korrupsionit

Nga Xhevahir Qardaku
10 Dhjetor 2024, 20:05 | Aktualitet

Një ndër problemet kryesore të identifikuara nga zyrtarët përgjegjës për sinjalizim e korrupsionit është sfida për të garantuar konfidencialitetin, veçanërisht gjatë raportimit përmes e-mail-eve zyrtare.

Lëvizja FOL në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Sinjalizuesit nga Perspektiva Praktike”. Mexhide Dumolli, Drejtoresha e lëvizjes FOL, tha se ligjet për sinjalizuesit e korrupsionit janë shkelur nga zyrtaret shtetërorë.

Njëra nga denoncueset e korrupsionit, Makfirete Dibrani, e cila kishte denoncuar keqpërdorimet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, tregoi vështirësitë që ka hasur pas sinjalizimit për keqpërdorime .

Yll Buleshkaj, Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit “tha se mungon zbatimi në praktikë i ligjit për sinjalizuesit”. Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vuri në dukje se sinjalizuesit janë forma më e mirë në luftimin e korrupsionit.

Si konkluzion u tha se ka zyrtarë brenda institucioneve që janë bashkëpunues në rastet e denoncimit të korrupsionit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos