“Mu duk si ‘98-ta, kur autoritetet shqiptare e quanin UÇK-në grup rebel”, Arif Vladi i zhgënjyer me artistët: Nuk pashë askënd në Hagë

Nga A2 CNN
15 Shtator 2025, 15:05 | Aktualitet

Këngëtari Arif Vladi tha se kishte mbetur shumë i zhgënjyer me kolegët e tij, të cilin nuk ishin të pranishëm një ditë më parë në Hagë, në një koncert-protestë që u mbajt në mbështetje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Duhet të isha atje bashkë me mijëra shqiptarë, në përkrahje të çlirimtarëve që po mbahen në Hagë me të padrejtë. Unë prisja të kishte shumë artistë të tjerë, sidomos nga Kosova. Por për fat të keq, nuk pashë askënd, me përjashtim të organizatorëve, mërgimtarëve dhe disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që kanë marrë pjesë në luftë”, tha Vladi në një intervistë në “Puls” nga Bruna Çifligu në A2 CNN.

“Më zhgënjeu shumë, madje më ktheu pak mbrapa, në ’97-’98, kur ne, një grup artistësh, me të shquarit Gjok Beci, Agim Doçi, Edmond Zhulali, krijuam menjëherë pas rënies së kullës së Jasharëve këngën “Marshi i UÇK-së” dhe “Jam Kosova e Shqiptarisë”. Në atë kohë, autoritetet zyrtare në Shqipëri i quajtën lëvizjet e para grupe rebele, gati grupe kriminale. Pra UÇK-në e fillimit. U krijuan këto këngë dhe me iniciativën e këtyre artistëve dhe shumë të tjerëve, do ta ndihmonim lëvizjen çlirimtare të Kosovës me koncerte në Europë, ku të gjitha fondet do të kalonin në nidhmë të luftës dhe katastrofës humanitare që ndodhi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos