Kryeministri serb Gjuro Matsut tha të premten se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të ndaluar flamujt serb gjatë festimit të Vidovdanit me 28 qershor në Graçanicë është një vazhdim i politikës së frikësimit sistematik dhe presionit institucional kundër serbëve në Kosovë.
Pak ditë para Vidovdanit, kur serbët përkujtojnë Betejën e Kosovës në vitin 1389, Gjykata Themelore në Prishtinë anuloi një vendim të Komunës së Graçanicës që lejonte shfaqjen e simboleve kombëtare serbe, përfshirë flamurin, si pjesë të kremtimit të festës.
“Ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare në Vidovdan, një ditë që ka kuptim të thellë historik dhe shpirtëror për popullin serb, dëshmon për realitetin thellësisht shqetësues në të cilin të drejtat e një komuniteti në zemër të Evropës po shuhen sistematikisht”, tha Matsut.
Ai shtoi se “megjithëse Bashkimi Evropian dënon veprimet e kryeministrit në largim të Kosovës, Albin Kurti, ai vazhdon të veprojë me mbështetjen e plotë të vendeve perëndimore”.
Sipas tij, këto nuk janë incidente të izoluara, por elementë të një zhdukjeje graduale të identitetit serb. Popullsia serbe në Kosovë, vijon më tej, është si fizikisht ashtu edhe ligjërisht e rrezikuar. (A2 Televizion)