Varroset me nderime të larta shtetërore ish-kryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi

Nga A2 CNN
12 Qershor 2025, 15:31 | Aktualitet

Varroset me nderime të larta shtetërore ish-kryeministri i

I është dhënë lamtumira e fundit ish-kryeministrit të Kosovës në ekzil, Bujar Bukoshit.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Kosovës në vitet ’90 dhe ndërroi jetë pak ditë më parë, shkruan A2 CNN.

Ai u varros sot në varrezat në Velani të Prishtinës, ndërkohë që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili mori pjesë në ceremoninë e varrimit, e cilësoi Bukoshin si kryeministër të jashtëzakonshëm.

Kurti tha gjithashtu se Bujar Bukoshi kishte një detyrë të vështirë, sepse ishte uraa lidhëse midis rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur.

“Bujari ishte në Kosovë edhe nëse nuk ishte në Kosovë. Ishte kryeministër i jashtëzakonshëm, sepse kohërat ishin të tilla, sepse edhe personaliteti ishte i tillë. Ishte kryeministër i një populli pa ushtri, por me mijëra vullnetarë të gatshëm për luftën çlirimtare. Doktor Bujari ka lënë mbresat më të mira popullit të Kosovës edhe me shërbimin e tij si mjek, por edhe si udhëheqës, si kryeministër.

Nga një karrierë akademike hoqi dorë për t’i shërbyer popullit të Kosovës. Ai e kishte një detyrë të vështirë, sepse ishte udha lidhëse midis rezistencës paqësore dhe asaj të armatosur. Personalisht e kam takuar për herë të parë në moshën time 10 vjeçare atëherë kur prindërit e mi patën organizuar një ndejë për mjekët që kishin përfunduar me sukses operimin e babait tim pas shpërthimit të idhzës.

Nuk e harroj admirimin e prindërve të mi ndaj doktorit. Jam takuar edhe më 21 janar 1999 në Bruksel. Me veturën e tij kishe ardhur për të na mbështetur. Bujar Bukoshi kontribuoj, sepse punoj që ne sot e kemi lirinë dhe shtetin që e gëzojmë”, tha Kurti, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos